Kosovë, 340 raste dhe 10 viktima nga Covid-19

exit.al 19 Shkurt 2021, 15:16

340 raste të reja dhe 10 viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në total u kryen 2.715 teste në 24 orë.

Në Kosovë deri më tani ka 1.568 viktima në total, 65.690 raste të të infektuarve dhe 57.385 të shëruar.

Rasti i parë me koronavirus u shënua në 13 mars, 2020. Raste aktive aktualisht janë 6.737.

Shpërndaje te miqtë