Të dhënat e reja: Vaksina e Pfizer mund të ruhet në temperaturën -25 gradë Celcius

exit.al 19 Shkurt 2021, 13:54

Kompania e vaksinës së Covid-19, Pfizer njoftoi se i ka dhënë të dhëna të reja autoriteteve amerikane për ruajtjen e vaksinës në frigoriferë normal të firmave farmaceutik, raporton Reuters.

Vaksina, sipas të dhënave të reja mund të mbahet në një temperaturë prej -25 gradë Celcius deri në -15 gradë Celcius, për dy javë.

Më parë, për periudha të gjata kohore, vaksina duhet të ruhej në temperaturë prej minus 70 gradë Celcius, duke vështirësuar transportin në vendet e varfra, që nuk i kanë këto kushte.

Aktualisht vaksina e Pfizerit transportohet me kontenitorë të veçantë në temperaturat nga minus 80 në minus 60 gradë Celcius.

Shpërndaje te miqtë