950 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 19 Shkurt 2021, 14:44

Policia ka gjobitur 950 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka gjobitur  pronarin e një biznesi që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë̈ dhe 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

7 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të premten.

Ndërsa, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Shpërndaje te miqtë