Kosovë, 266 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit

exit.al 31 Korrik 2020, 16:31

266 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, në 24 orët e fundit.

15 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë totali i viktimave është 227.

Në total, në Kosovë ka ende 3.525  pacientë aktivë, ku pjesa më e madhe janë në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve në 4.578.

 

Shpërndaje te miqtë