“Prokurorë dhe gjykatës që nuk duhej të ishin aty, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.”
Luan Daci është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK-u për falsifikim dokumentesh. Këtë javë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu përgjigj pretendimeve të Jacobsit, duke theksuar pavarësinë dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit, anëtarët e të cilit kanë kaluar të gjithë me sukses procedurën e vetingut, të cilën e monitoron vetë ONM-ja. Në përgjigjen dhënë për Exit News, ONM shprehet se ‘mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë përcaktohet nga Kushtetuta, ligji i vettingut dhe kushtet e ardhjes së tyre’.‘Është brenda kompetencave të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të bëjnë pyetje të lidhura me rastet gjatë seancave dëgjimore publike, me pëlqimin e atij që po vetohet.
Pyetjet dhe mendimet e formuluara nga Vëzhguesit Ndërkombëtarë gjatë seancave dëgjimore publike janë të kufizuara për çështjen në fjalë dhe mund të mos i atribuohen [ONM-së] ose të vlerësohen si deklarata për një një pozicion zyrtar të [ONM-së].’
ONM nënkupton kështu që komentet e Theo Jacobsit për hetimin e Daci jashtë mandatit të tij sepse ato nuk kishin lidhje me "çështjen në proces" të Selim Kryeziu. Për më tepër, duke shtuar se "pyetjet dhe opinionet e formuluara nga Vëzhguesit Ndërkombëtar [...] nuk mund t'i atribuohen" ONM-së, misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Genoveva Ruiz Calavera haptasi distancohet nga komentet e Jacobsit. Shpërndaje te miqtë
