Kosovë, 115 të infektuar të rinj dhe 9 vdekur

exit.al 29 Gusht 2020, 15:19

Në Kosovë u regjistruan të shtunën 9 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa u shëruan 116 pacientë, duke e cuar në 9, 355 numrin në total.

Aktualisht në spitalet Covid në Kosovë po kurohen 475 pacientë, 370 prej tyre janë pozitiv me koronavirus.

Numri i rasteve aktive është 3, 352 persona. Në total, Kosova ka raportuar 13, 215 të infektuar.

Shpërndaje te miqtë