Përfaqësimi shqiptar në qeverinë maqedonase, Artan Grubi zëvendëskryeministër i parë

exit.al 29 Gusht 2020, 15:14

Artan Grubi, sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, me shumë gjasa do të jetë zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Nëse Grubi emërohet, kjo do të jetë hera e parë që një shqiptar është zëvendëskryeministër në qeverinë maqedonase.

Më herët është konfirmuar gjithashtu se Talat Xhaferi, sërish nga BDI-ja e Ali Ahmetit, do të vazhdojë të jetë në krye të kuvendit maqedonas.

Dy partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrimin dhe Lëvizja Besa, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit në Maqedoninë e Veriut, pritet të drejtojnë 7 ministri në qeverinë e re.

Kjo është hera e parë që partitë shqiptare janë kaq mirë të përfaqësuara në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje te miqtë