Kosova zhvillon zgjedhjet lokale më 17 tetor

exit.al 15 Qershor 2021, 18:38

Kosova do të zhvillojë zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021, vendosi të martën presidentja Vjosa Osmani.

Një ditë më parë, presidentja Osmani shkarkoi Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së dhe emëroi gjyqtarin Kreshnik Radoniqin në vend të saj.

Opozita ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se rrezikohet pavarësia dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve.