Kosova shënon 730 raste dhe 11 viktima

exit.al 8 Nëntor 2020, 15:25

Kosovës të dielën shënoi 730 raste të​ reja me koronavirus, dhe 11 vdekje, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën u shëruan 75 raste dhe u regjistruan 7,278 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 115 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 755 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë