Kosova shënon 12 viktima nga Covid-19 në 24 orë

exit.al 23 Nëntor 2020, 15:50

12 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu, Kosova shënoi 645 raste të​ reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në vend u shëruan 353 raste dhe u regjistruan 12.618 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 34.940 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 926 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Shpërndaje te miqtë