Mbyllet një kopësht në Berat për shkak të Covid-19

exit.al 23 Nëntor 2020, 15:09

Një kopësht në Berat është mbyllur për shkak të koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga disa media të cilat tregojnë se 2 edukatore janë infektuar ndërsa 5 të tjera janë karantinuar për shkak të shfaqjes së simptomave.

Ndërkohë i gjithë stafi i kopështit është në pritje të testimit për Covid-19.

Ky është kopshti i tretë që mbyllet për shkak të koronavirusit në këtë qytet.

Shpërndaje te miqtë