13 të arrestuar në Dibër për ndërtim pa leje

exit.al 2 Maj 2021, 12:30

Policia e Dibrës arrestoi 13 persona të dielën për ndërtim të paligjshëm.

Sipas njoftimit janë arrestuar N.D.,  V. T.,  F. S.,  F. P.,   S. K.,  V. S.,  H. K.,  L. Q.,  K. N.,  Y. F., S. L., E. E., O. B.,  të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.