Spanja nis hetimet për vdekjet në shtëpitë e të moshuarve gjatë pandemisë

exit.al 18 Dhjetor 2020, 15:22

Gjykata e Lartë e Spanjës ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vdekjet e mijëra personave në shtëpitë të moshuarve gjatë pandemisë Covid-19.

Gjykata e Lartë Spanjolle të premten u kërkoi prokurorëve të zbulonin nëse vdekjet në shtëpitë e të moshuarve "ishin të lidhura me vendime politike, administrative ose të menaxhimit dhe nëse ato vendime janë të prekshme penalisht".

Spanja ka qenë një nga vendet europiane që u prek më seriozisht nga pandemia, si për sa i përket sëmundjes dhe ndikimit ekonomik. Një total prej 48,777 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

Më shumë se 20 mijë njerëz vdiqën të infektuar me Covid-19 në shtëpitë e të moshuarve gjatë valës së parë të koronavirusit, sipas të dhënave paraprake zyrtare të raportuara nga gazeta El Pais dhe transmetuesi RTVE.

Gjykata e Lartë gjithashtu u kërkoi gjykatave më të ulëta për të parë keqpërdorimin e mundshëm të fondeve publike për të blerë pajisje të gabuara për të luftuar pandeminë.

Shpërndaje te miqtë