“Kam investuar shumë për shkollimin tim, familja ime gjithashtu ka investuar dhe e shoh që pas tre muajsh ku unë duhet të jem praktikant shumë koleg të mi do të marrin një rrogë më të ulët sesa unë marr në ndërtim.”
Basha deklaroi se rinia do të jetë prioritet në qeverisjen e tij dhe se do të luftojë për ta bërë Shqipërinë një vend ku të rinjtë të duan të rrijnë. Ai tha se në 25 prill duhet jo vetëm një ndryshim karrigesh, por një ndryshim qasjesh. “Rama atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit?! E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare,” mbylli Basha fjalën e tij. Shpërndaje te miqtëBasha: Rinia do jetë prioriteti ynë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi, të martën, me të rinj që për shkak të vështirësive ekonomike nuk ka mundur të vazhdojnë studimet.
Basha u njoh me vështirësitë me të cilat haset sot këta të rinj, mes dëshrës për tu shkolluar dhe rritur në profesion e detyrimit për të siguruar të ardhura.
Një prej të rinj tha se për të mbaruar studimet duhet të punojë dhe këtë nuk e bën në zanatin e tij, por si punëtor ndërtimi.
“Unë jam student, master viti i dytë, studioj gjeografi, master profesional dhe së shpejti një mësues i së ardhmes. Përveçse punoj në ndërtim, shoh që nuk kam të ardhme,” u shpreh i riu.
Ai shtoi se i gjithë investimi që ka bërë për shkollimin e tij, nuk do të mund t’i kthehet po të punojë në profesion:
Të sugjeruara
Balluku: Lajmin për shitjen e koncesionit të Rinasit e dëgjova nga media
29 Dhjetor 2020, 14:06Pas Bindjes Demokratike, Murrizi kërkon shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor
29 Dhjetor 2020, 13:31Ambasadorja Kim komenton ndryshimet në qeveri
29 Dhjetor 2020, 13:04
Propagandë në vend të transparencës: Si Rama po i kthen ministrat në influencerë
31 Gusht 2026, 15:59
