Thaçi, SHBA-të po ndihmojnë në marrëveshjen e paqes Kosovë-Serbi

exit.al 3 Shtator 2020, 14:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar presidentin amerikan Trump, ambasadorin Grenell që kanë bërë bashkë Kosovën dhe Serbi, për një marrëveshje paqeje.

“Duartrokas lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit amerikan Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell për t’i bërë bashkë përsëri Kosovën dhe Serbinë në kërkim të një marrëveshjeje të paqes. E inkurajoj delegacionin e Kosovës të bëjë hapa të guximshëm drejtë paqes, njohjes dhe zhvillimit ekonomik", shkroi ai në një postimi në Twitter përpara takimit Hoti-Vuçiç.

 

Shpërndaje te miqtë