Kosova i kërkon UNESCO-s të heqë nga lista e objekteve në rrezik 4 monumente

exit.al 24 Maj 2021, 08:55

Kosova i kërkoi UNESCO-s të heqë nga lista e objekteve në rrezik 4 monumente kulture.

Përmes një letre, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Kunjofca kërkojnë heqjen nga lista Manastirit të Deçanit, Patriarkut të Pejës, Manastirit të Graniçës dhe Kishës së Prizrenit.

Ata pohojnë se qeveria e Kosovës është e përkushtuar të mbrojë të gjjtha monumentet e kulturës.

Gjithashtu qeveria e Kosovës i kërkoi UNESCO-s të pranojë Kosovën në këtë organizatë.