Kosova, 462 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19

exit.al 13 Dhjetor 2020, 15:30

Në Kosovë janë regjistruar 462 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1,314 testeve.

Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona për shkak të Covid-19.

Nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar 46,580 persona dhe kanë humbur jetën 1,198 prej tyre.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se në dy javët e fundit jaështë ulur numri i rasteve aktive, nga 257 në 100 të infektuar për 100,000 banorë.

Shpërndaje te miqtë