Koronavirus: Ndalohet të hyjë në provim një maturante në Gjirokastër

exit.al 15 Qershor 2020, 18:12

Një maturante në qytetin e Gjirokastër u ndalua të hënën të hyjë në provimin e matematikës të maturës shtetërore, pasi babai i saj është i infektuar me koronavirus, raporton gazeta shqiptarja.com

Sipas protokollove të Ministrisë së Arsimit nuk lejohet që një nxënës i infektuar me koronavirus ose që kanë një të infektuar në familje të japin provimin e maturës.

Babai i vajzës u infektua me koronavirus në kur ishte i shtruar në QSUT. Rasti i tij u publiku nga autoritetet më 13 qershor 2020. Ky është rasti i parë në Gjirokastër, që prej fillimit të epidemisë.

Familja e tij u vendos në karantinim të detyruar për 14 ditë.

Shpërndaje te miqtë