Koronavirus/ Arrestohen 190 protestues në Gjermani

exit.al 19 Nëntor 2020, 10:42

Policia gjermane ka arrestuar 190 persona për protestat e të mërkurës kundra masave Covid-19. Ata nuk mbanin maska dhe nuk respektuan distancimin sociale, raporton Politico.eu.

“Dy nag ët arrestuarit dolën përpara gjykatës. 9 oficerë policie u palgosën”, njoftoi policia për gazetën Bild. Gjithashtu u arrestua edhe përfaqësuesi i të djathtës ekstreme për mos mbajtje të maskës.

Kancelarja Merkel ka propozuar ndryshimin e ligjit për shkelësit e masave antikoronavirusi, duke qënë se gjyqtarët nuk po i dënojnë dot për shkak të bazave ligjore të pamjaftueshme.

Qeveria po përgatitet të marrë masa të reja kundra virusi për të ndaluar përhapjen. Protestat u nxitën nga një propzoim për një mbyllje të dytë të vendit.

Shpërndaje te miqtë