Kompania e Edmond Begos 20-fishoi xhiron në vetëm tre vjet

exit.al 24 Gusht 2018, 10:26

Kompania e trafikantit Edmond Bego ka 20 fishuar xhiron e saj në vetëm tre vite, duke përfituar nga buxheti i shtetit miliona euro. Nga të dhënat e kompanisë “Inerte Express” në bilancet e dorëzuara pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), vihet re se nga viti 2014 në vitin 2017, kompania ka 20 fishuar xhiron e saj, duke kapur shifrat e 726 milionë lekëve. Në vitet 2012, 2013, 2014, kompania e Begos kishte xhiro modeste duke nisur nga 13,4 milionë lekë e deri në 52 milionë lekë në vit. Por menjëherë në vitin 2015, me fitimin e tenderit për autostradën e Elbasanit, xhiroja e kompanisë është shumëfishuar.   [caption id="attachment_40548" align="aligncenter" width="771"] Burimi: Top Channel[/caption] Partia Demokratike, gjatë ditëve të fundit, ka akuzuar qeverinë Rama dhe veçanërisht kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla se i kanë dhënë trafikantit Bego tenderë klientelistë. PD deri më tani ka denoncuar dy raste:

-kompania e Edmond Begos, “Inerte Express”, ka përfituar 10 milionë euro nga viti 2015 e deri më sot, për ndërtimin e autostradës së Elbasanit;

-në vitin 2018, e njëjta kompani, edhe pse pa experiencë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë, fitoi një tender me vlerë 1 miliardë lekë për të ndërtuar nënstacione për llogari të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Librazhd.

Në të dhënat e mësipërme marrë nga QKR nuk është përfshirë ende tenderi i fituar në 2018-ën për OST-në Librazhd, me vlerë 1 miliardë lekë.   Shpërndaje te miqtë