Kompania e 500 000 eurove e pezulluar që prej 2016

exit.al 13 Qershor 2020, 20:54

Kompania e transportit, pronare e kamionit ku u sekuestruan 500 mijë euro në Portin e Durrësit, rezulton e pezulluar që prej vitit 2016.

Nuk dihet se si kjo kompani e pezulluar ka nisur një kamion për të bërë transport nga Italia në Shqipëri.

Shoferi i arrestuar ka thënë në polici se nuk kishte dijeni për paratë e fshehura në mjet. Ai po transportonte materiale për prodhimin e këpucëve për llogari të një fasonerie.

Paratë ishin të paketuar në 5 qese plastmasi. Ato u gjetën pas një kontrolli rutinë në skaner.

Shpërndaje te miqtë