‘Sipas kodit të procedurës penale, kur organet administrative sikurse është dhe KPK, gjatë hetimit administrative, gjejnë fakte apo rrethana që përbëjnë vepër penale, kanë detyrimin të bëjnë deklarimin e materialeve në prokurori.
Deri më tani, ka pasur vetëm një rast kur KPK ka dorëzuar dosjen e të shkarkuarit në prokurori, por prokuroria ka vendosur mos nisjen e hetimeve’, sqaron Erinda Skëndaj, drejtore e Komitetit të Helsinkit.
Deri më tani, kur 34 gjyqtarë e prokurorë janë përplasur me KPK-në dhe 15 prej tyre janë shkarkuar, vetëm në rastin e ish-gjyqtarit Admir Thanza, prokuroria kaniusr hetim. Por dhe në rastin e ish-gjyqtarit Thanza, hetimi ka nisur për mashtrim në formularët e vetëdeklarimit dhe jo [ër fshehje të pasurisë. Shpërndaje te miqtë
