Komisioni i Venecias përgjigjet në mars për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

exit.al 15 Janar 2020, 10:37

Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim 5 pyetjet e Kuvendit për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në mars 2020.

Konfirmimi erdhi përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, nga sekretari i Komisionit Thomas Markert.

Më 30 dhjetor, Kuvendi i dërgoi Komisionit të Venecias 5 pyetje dhe kërkoi mendim ligjor për fillimin e detyrës së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, në rastin kur ata emërohen nga Kuvendi por Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit.

Duket se kërkesa e Kuvendit për Komisionin e Venecias ka për qëllim kryesor gjetjen e justifikimit ligjor për të shmangur situata si ajo në rastin e Arta Vorpsit, e cila u emërua si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e nisi detyrën sepse Presidenti nuk e thirri në ceremoninë e betimit, i cili emëroi për të njëjtin vend Marsida Xhaferrllarin.