Bardhi sqaron 3 arritjet e marrëveshjes opozitë-qeveri për reformën

exit.al 14 Janar 2020, 19:08

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazement Bardhi deklaroi sot se propaganda po mbulon thelbin e vërtetë të marrëveshjes opozitë-qeveri për reformën zgjedhore, arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve: Në një status në Facebook, Zoti Bardhi sqaroi 3 arritjet e rëndësishme të takimit të sotëm mes palëve:
  1. Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
  2. Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
  3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.
Lidhur me pjesëmarrjen në bisedime të ish-ministrit të akuzuar për vjedhjen e votave Damian Gjiknuri, Zoti Bardhi tha se ajo 'është në turpin e PS':

“Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS.

Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.”

Në fund, Gazment Bardhi tha se qeveria duhet të anulojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.