Komisioni i Ligjeve shqyrton nesër dekretin e Presidentit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

exit.al 26 Tetor 2020, 18:05

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të martën me 27 tetor dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Presidenti i ktheu ndryshimet me 23 tetor me argumentin se e ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes.

Gjithashtu Meta i kërkoi Komisionit të Venecias opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe disa europarlamentarë i bënë thirrje Ramës të mos miratojë ndryshimet përpara opinionit të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se parlamenti do t'i miratojë ndryshimet përpara opinionit të KV.

Shpërndaje te miqtë