Komisioni i Ligjeve miraton formulën e re të koalicioneve

exit.al 2 Tetor 2020, 13:31

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten propozimin e PS për koalicionet parazgjedhore, sipas të cilit partitë pjesë e koalicionit do të garonjë në një listë të vetme duke deklaruar partinë udhëheqëse.

"Në nenin 65, shtohet pika 3, në momentin e regjistrimit koalicioni duhet të deklarojë partinë udhëheqëse. Dhe kriteret përmbushen nga partia udhëheqëse. Marrëdhëniet reciproke mes tyre, rregullohen në koalicion. Ky është nenin ose pika 3 e nenit 65", deklaroi Gjiknuri.

Çështja e listave të hapura dhe mundësisë së kandidimit të kryetarit të partisë në 4 zona u shtynë për mbledhjen e ardhshme.

Ndërkohë opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen sepse nuk pranon draftin e mazhorancës.

Shpërndaje te miqtë