Komisioni Europian, 89 milionë euro për Shqipërinë

exit.al 12 Dhjetor 2015, 13:02

Komisioni Europian miratoi dje paketën e vitit 2015 të programeve të ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Shqipëria përfiton rreth 89 milionë euro për të financuar kryesisht sektore si: arsimi, punësimi, demokracia dhe qeverisja, shteti ligjor e politikat sociale.

Shtetet që përfitojnë më shumë nga kjo paketë janë Turqia dhe Serbia.