KPK pezullon rivlerësimin për kryetarin e Gjykatës së Matit, e dërgon 1 vit në Magjistraturë

exit.al 24 Korrik 2020, 14:55

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pezulloi rivlerësimin për kryetarin e Gjykatës së Matit, Artan Çupi, duke e detyruar atë të ndjekë Shkollën e Magjistraturës për 1 vit.

Me kalimin e një viti, KPK do të nisi sërish rivlerësimin për të.

Vendimi u mor nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

KPK argumentoi se gjyqtari Çupi kishte probleme në të trija kriteret; atë të pasurisë, figurës dhe profesionalitetit.

Ky është rasti i parë që KPK merr një vendim të tillë.

Mbetet e paqartë mbi çfarë baze ligjore KPK e ka marrë këtë vendim. Ligji përcakton se pezullimi për një vit nga detyra dhe dërgimi në Shkollën e Magjistraturës është një nga masat që KPK merr pas procesit të rivlerësimit të gjyqtarit ose prokurorit.

Shpërndaje te miqtë