“Nga këto deklarime, subjekti i rivlerësimit është kontradiktor në lidhje me faktin nëse gjatë kësaj periudhe kohore, personi i lidhur, z. Panajoti, ka qenë në emigracion apo ka punuar/ndihmuar (të kunatin), si ortak në shoqërinë “***” sh.p.k” shkruhet në ankim.
Vetë të ardhurat nga emigrimi janë të pakta sipas Komsionerit, duke e konsideruar të pamundur të sigurohen kursime prej 3.5 milionë lekësh. Përsa i përket mosdeklarimit të kursimeve Komisioneri e quan të pabazuar dhe jo në përputhje me standartin e vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kështu Komisioneri deklaron se :“Komisioneri Publik, çmon se ky konkluzion i Komisionit nuk qëndron, pasi nuk bazohet në një vlerësim të drejtë ligjor të të gjitha provave, fakteve dhe rrethanave të vërtetuara nga aktet e administruara në dosje, si dhe me qëndrimin e mbajtur në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lidhur me elementët e dashjes apo qëllimit në deklarime”
Ai theksoi se KPA, në vendimet e mëparshme, nuk i ka konsideruar të ligjshme kursimet të cilat nuk janë deklaruar në periudha të gjata kohore. Më tej ai shton se zonja Panajoti edhe pas ndryshimeve ligjore për deklarimin e pasurive, përsëri nuk ka deklaruar një shumë prej 2 mijë eurosh kursime. Në në një artikull të mëparshëm kemi theksuar se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.
