KLGJ vendos mbi vakancat në Apel, Dvorani: Jam në pritje të vendeve ku mund të emërohen

exit.al 23 Korrik 2020, 13:14

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpallë sot vendet e lira në Gjykatat e Apelit në vend. Ky vendim do të shërbejë më pas për të emëruar ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Sipas ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë emërohet në pozicionin e mëparshëm ose në gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në një intervistë për Report TV, Dvorani ëshhtë shprehur se ende nuk ka marrë asnjë listë nga KLGJ-ja mbi vendet vakante në Apel.

“As më kanë njoftuar që sot do mblidhen e në rend të dites është dhe emri im. KLGJ ende s'më ka sjellur listën e vendeve vakante në gjykatat e apelit ku më takon të emërohem. Jam në pritje të KLGJ të më sjell listën me vakancat e shpallura" 

Më 11 qershor KLGJ vendosi të shpallë mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Shpërndaje te miqtë