KLGJ shtyn me 10 dhjetor vendimin për shkarkimin ose jo të gjyqtarit Kuqo

exit.al 26 Nëntor 2020, 13:28

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot seancën për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Gjatë seancës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit, i cili liroi Gerd Gjeneralin. Sipas tij, gjyqtari ka diskretituar figurën e gjyqtarit dhe është i padenjë për të vijuar detyrën si gjyqtar.

"Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo kanë cenuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit."

Ndërkohë Kuqo kërkoi kohë për të parashtruar konkluzionet e tij. KLGJ vendosi të shtyjë seancën në 10 dhjetor. Shpërndaje te miqtë