Covid-19 / Franca nis vaksinimin e popullisë në dhjetor

exit.al 26 Nëntor 2020, 12:46

Ministri francez i Shëndetësisë Oliver Veran konfirmojë të enjten se Franca do të nisë vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit në fund të vitit. Ai theksoi nevojën për transparencë në ketë proces për shkak te skepticizmit të qytetarëve për vaksinimin.

Reuters raporton se ministri francez lajmëroi lehtësimin e karantinimit të vendit për festat e fundvitit. Veran tha se plani i vaksinimit do të detajohet javën e ardhshme.

Gjermania, Britania dhe SHBA-të kanë lajmëruar nisjen e vaksinimit në fund të dhejtorit. Ndërsa, Spanja ka lajmëruar nisjen e vaksinës më 11 janar.

Shpërndaje te miqtë