KLGJ ftesë Dvoranit për tu emëruar në Gjykatën e Apelit

exit.al 20 Qershor 2020, 17:30

Këshilli i Lartë Gjyqësor ftoi ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani të paraqesë kërkesën për tu emëruar në Gjykatën e Apelit. Në njoftimin për mbarimin e mandatit të tij, KLGJ shprehet:

“KLGJ vendos njoftimin e tij për të ushtruar të drejtën për emërim si gjyqtar në një nga gjykatat e apelit të vendit’’.

Ligji i jep të drejtën gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kur mbaron mandati të shërbejnë si gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në 11 qershor, KLGJ vendosi mbarimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani, me argumentin se mandati i tij ka përfunduar pasi janë emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Shpërndaje te miqtë