Rama thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Bashkoni votat

exit.al 20 Qershor 2020, 15:05

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të bashkojnë votën për listën e përbashkëtë të partive shqiptare në zgjedhjet në Serbi. Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë? Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë??”

Në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, për herë të parë, partitë shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët. Ata garojnë me numrin 16 me emrin Alternativa Shqiptare - Lugina e Bashkuar. Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë. Shpërndaje te miqtë