“Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv.
Ja pra një mënyrë se si përpapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!”
Spahia pohoi se ka denoncime të shumta për mungesë të testimeve tek qytetarët me simptoma të Covid-19 dhe i bëri thirrje qeverisë të testojë qytetarët. Shpërndaje te miqtë
