Ambasadori britanik: Palët të gjejnë konsensusin për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

exit.al 30 Shtator 2020, 12:41

Ambasadori britanik Norman Duncan deklaroi se palët duhet të arrijnë një konsensus për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit. Në një komunikim me gazetarët nga Gjirokastra, Norman deklaroi se është në dorë të palëve të bëjnë përtej marrëveshjes duke gjetur konsensusin e duhur.

"Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. I përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkurtër dhe duhet të gjejnë një marrëveshje shumë shpejt nëse duan të bëjnë një marrëveshje përtej 5 qershorit“

Duncan i bëri thirrje palëve të gjejnë konsensusin sa më shpejt. Shpërndaje te miqtë