Kim përgëzon SPAK-un për sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

exit.al 3 Dhjetor 2020, 18:40

Ambasada amerikane ka përgëzuar Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion për hetimin e nisur ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe sekuestrimin e pasurive të tij. Në një postim në Twitter, ambasadorja Yuri Kim u shpreh:

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. Amerika vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar & në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së.”

Bashkë me shkrimin, Kim ka shpërndarë dhe njoftimin e SPAK-ut ku lajmërohet se SPAK dhe Gjykata Speciale kanë vendosur sekuestrimin e  pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Llalla. Ish-kryeprokurori akuzohet për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Shpërndaje te miqtë