Rama mëson Ahmetajn e Spiropalin si të luajnë basketboll

exit.al 3 Dhjetor 2020, 17:53

Kryeministri Edi Rama tentoi t’i mësonte ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe deputetes Elisa Spiropali, se si të luajnë basketboll.

Gjatë një vizite në shkollën e rindërtuar ‘Ramazan Subashi’ në Vorë, të enjten, Rama ftoi Spiropalin dhe Ahmetajn të bënin disa gjuajte të lira në palestrën e shkollës.

Pasi Ahmetaj dhe Spiropali nuk arritën të bëjnë kosh, Rama e gjuajti vetë disa herë topin për të treguar teknikën e duhur.

Pas disa tentativa, Rama, Ahmetaj dhe Spirapali ndaluan goditjet me top, vetëm kur ministri Ahmetaj bëri kosh.

WhatsApp Image at

[caption id="attachment_116600" align="alignnone" width="1280"]WhatsApp Image at WhatsApp Image at[/caption]

WhatsApp Image at

Shpërndaje te miqtë