Këshilli Politik ende asnjë dakordësi për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje

exit.al 29 Maj 2020, 14:44

Këshilli Politik nuk ka gjetur ende dakordësinë për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje: votimin dhe numërimi elektronik. Ndërsa çështja e sistemit zgjedhor duket se nuk do jetë në rendin e ditës.

Sipas BalkanWeb, opozita ka propozuar përdorimin e teknologjisë që në zgjedhjet e radhës. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri ka përmendur rekomandimin e ODIHR-it ku kërkohet përfshirja shkallë-shkallë, duke filluar me disa zona.

Edhe për çështjen e depolitizimit të administratës zgjedhore, shumica dhe opozita ende nuk kanë rënë dakord.

PS ka propozuar që administrata zgjedhore të jetë e depolitizuar totalisht, kurse PD me LSI propozojnë një skemë mikse me përfaqësues të partive dhe anëtarë të paanshëm.

Ndërkohë paraditen e së premtes, Presidenti Meta nxiti shumicën dhe opozitën që të përfundojnë sa më parë bisedimet për Reformën Zgjedhore.