Kërcënohet me jetë zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës

exit.al 26 Nëntor 2020, 18:14

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar me jetë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate për shtyp dhe thotë se ka nisur hetimet për rastin.

Nuk dihen ende rethanat e kërcënimit apo se kush mund të jenë autorët e tij.

Shpërndaje te miqtë