KE thirrje Hungarisë të mos mbyllë një radio pa patur vendim të formës së prerë

exit.al 16 Shkurt 2021, 08:49

Komisioni Europian i kërkoi Hungarisë të mos ndërpresë tranmetimin e Klubradios deri në një vendim përfundimtar.

Zëndhënësi i KE, Christian Wigand njoftoi se KE i dërgoi një letër përfaqësimi të përhershëm zë Hungarisë në Bruksel, në të cilën shprehu shqetësimin mbiu mbylljen e kësaj radio-je.

Komisioni i kërkoi nga qeverisë hungareze  të ndërmarrë veprime urgjente, në mënyrë që Klubradio të vazhdojë të përdorë frekuencën e saj, deri në një vendim të formës së prerë.

Gjithashtu KE deklaroi se heqja e licensës së kësaj radioje është bërë në mënyrë të dyshimtë dhe i bëri thirrje Hungarisë të respektojë të drejtat e njeriut.

Në shtator të vitit 2020, rregullatori i mediave në Hungari, NMHH, i përbërë vetëm nga mbështetësit e Orbanit, ka refuzuar ta zgjasë licencën shtatëvjeçare të operimit të Klubradios, e cila përfundoi  më 14 shkurt, me argumentin se stacioni “në mënyrë të përsëritur” ka shkelur Ligjin e regjistrimit të detyrueshëm.

 

Shpërndaje te miqtë