Ish-drejtori i Provës Krujë, informacione të rreme për lirimin e të burgosurve

exit.al 15 Shkurt 2021, 20:03

Ish-drejtori i Shërbimit të Provës në Krujë, Shkëlzen Ypi u akuzua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sepse i ka dhënë gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, rrethana të rreme për lirimin nga burgu të Endrit Dokles.

Sipas, Top Channel, shërbimi i provës për Doklen, Tafillin dhe Billën, të tre të liruar nga gjyqtarja Hoxha, i konsideronte se kishin nevojë për tu riintegruar në shoqëri. Ypi akuzohet për shpërdorim detyre.

SPAK arrestoi më 11 shkurt gjyqtaren Hoxha me akuzën e lirimit të kriminelëve nga burgu në shkëmbim të parave.

Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billën, Genc Tafilin dhe Ilir Paja.

Shpërndaje te miqtë