KE do të ndërtojë kampin e ri të refugjatëve në Greqi

exit.al 14 Shtator 2020, 19:00

Komisioni Evropian tha të hënën se do të ndërtojnë dhe menaxhojnë një kamp për emigrantët në ishullin grek të Lesbos për të zëvendësuar kampin e djegur nga flakët.

Kjo lëvizje e bënë direkt BE-në përgjegjëse për trajtimin e emigrantëve në ishull, pas kritikave për kushtet e jetesës në kampin e menaxhuar nga Greqia.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sugjeroi se kampi i ri duhet të menaxhohet nga BE dhe Greqia. Kjo ide u mbështet edhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Maragaritis Shinas.

Pas shkatërrimit të kampit nga zjarri, Gjermania dhe BE vendosën të shtrehojnë 400 fëmijë të pashoqëruar në kamp.

Shpërndaje te miqtë