Socialistët humbasin mbështetje në Durrës dhe Shkodër

exit.al 14 Shtator 2020, 18:37

Partia Socialiste ka humbur mbështetjen e qytetarëve në 2 qytetet kryesore të vendit, Shkodër dhe Durrës. Kjo mësohet nga media pas mbledhjes së Kryeministri Edi Rama, të hënën, me drejtuesit politik të qarqeve në vend, në selinë e Partisë Socialiste.

Përveç këtyre dy qyteteve, socialistët kanë probleme edhe në qytetet e Lezhës dhe Kukësit.

Ndërsa në qytetet e veriut socialistët vazhdojnë të kenë rezultatet pozitive.

Rama ka dërguar drejtuesit e qarqeve të indentifikojnë problematikat për çdo qarq dhe më pas ti adresojnë ato përpara zgjedhjeve të 2021.

Shpërndaje te miqtë