Kapet në Itali 1 kg kokainë në një kamion shqiptar

exit.al 20 Korrik 2021, 09:00

Mbi një kilogram kokainë e pastër u kap në portin e Brindisit, të dielën, e fshehur në një kampong shqiptar. Policia arrestoi shoferin e kamionit. Lajmi u publikua nga media italiane Brindisi Oggi.

Droga u zbulua me ndihmën e pajisjeve skanuese të Autoritetit Doganor dhe me qentë antidrogë të Guardia di Finanza.

Çmimi në treg i kokainës arrin në mbi 400,000 euro.