Jozefina Topalli regjistron partinë 'Lëvizja për Ndryshim'

exit.al 23 Nëntor 2020, 14:15

Jozefina Topalli regjistroi sot, 22 nentor, partinë "Lëvizja për Ndryshim", në gjykatën e Tiranës.

Vendimi u publikua nga Ballkanweb.

Grupi nismëtar i partisë përbëhet nga Evald Serreqi, Najada Selmani, Adela Kryezou, Jozefina Topalli.

Kjo është partia e tretë që krijohet para zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët 2 ish-deputetët e PD-së Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari formuan secili nga një parti.

Shpërndaje te miqtë