Izraeli i gatshëm të furnizojë Kosovën me vaksina Pfizer

exit.al 17 Mars 2021, 14:42

Qeveria e Kosovës ka njoftuar mediat se ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministri i Shëndetësisë së Izraelit Yuli Edelstein do të bisedojnë për marrjen e vaksinave Pfizer për Kosovën.

Takimi i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Izrael, do të zhvillohet të mërkurën, në orën 16:00.

Kosova njoftoi se Izraeli ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme për vaksinimin e popullsisë

Kosova pritet të marrë 100 mijë vaksina AstraZeneca përmes programit Covax.

Shpërndaje te miqtë