Basha premton subvencion dhe grante për peshkatarët

exit.al 17 Mars 2021, 14:10

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi planin e qeverisë së tij për peshkatarët. Në një takim me peshkatarët në Vlorë, Basha u shpreh se, plani i tij përfshin:

Subvencionimin 100 përqind të rrjetave të peshkimit dhe pajisjeve të tjera të peshkatarëve shqiptarë.

Ndërtimin e një tregu peshku dhe krijimin e një rrjeti tregu nga Saranda në Vlorë, nga Durrësi në Shëngjin.

Dhënien e granteve për të përmirësuar flotën e peshkimit.

Basha u shpreh se “shpenzimet që peshkatarët bëjnë me një mijë sakrifica për shërbime që bëhen në Greqi dhe Itali të bëhen këtu në Shqipëri”. Ai premtoi se qeveria e tij do të mbështesë peshkatarët. Shpërndaje te miqtë