Rama e quan Bashën "provokator" me "montazhe skuthash"

exit.al 17 Mars 2021, 13:56

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të mërkurën, nga Fieri, akuzave të Partisë Demokratike (PD) për sulmin ndaj mbështetësve të saj nga mbështetës socialist të lidhur me krimin në Elbasan.

Ai e akuzoi Bashën se “qendron aty si provokator i njërëzve pa dallim. Me montazhe skuthash dhe krijon idera të gabuar mbi atë që ka ndodhur”.

Rama e quajti incidentin e Elbasanit “ndotje akustike në mes të qytetit, në mes të një feste, dhe pastaj bën edhe viktimën sikur u sulmove”.

Në Ditën e Verës, mbështetësit e PD-së dhe PS-së u përplasën mes tyre. PD më vonë publikoi emrat dhe pamjet e personave të lidhur me krimin, të cilët mbështesin PS-në dhe sulmuan demokratët e Elbasanit.

Shpërndaje te miqtë