Izraeli dhe Emiratet Arabe inaugurojnë shërbimin e telefonisë pas marrëveshjes së arritur

exit.al 16 Gusht 2020, 21:45

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë inauguruar linjat direkte të shërbimit të telefonisë, pas marrëveshjes së arritur javën e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u njoftua nga Presidenti Donald Trump.

Kjo është marrëveshja e tretë e arritur mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, nga shpallja e pavarësisë së Izraelit në 1948-ën.

Komuniteti ndërkombëtar e ka mirëpritur këtë lëvizje, edhe pse palestinezët, Irani dhe Turqia e kanë mohuar atë.

Shpërndaje te miqtë